Isuf Çela kandidat i Partisë Demokratike edhe aktori Petrit Malaj kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit kanë mbaruar shkollën e mesme në të njëjtin gjimnazh dhe sot janë kundërshtatë.
Por, për Malajn kjo gjë nuk është aspak problem. Madje në status në rrjetet sociale, Malaj shkruan se nuk duhet të habitet askush nëse e sheh bashkë me Çelajn, pasi ai nuk ka ndërmend të sulmojë askënd individualisht.
Postimi i Malaj:
“Askush të mos presë që unë të sulmoj e të merrem personalisht me kundërshtarin! Dhe të mos çuditet askush, kur një ditë të mund të më shikojë me të, si një shok gjimnazi që e kam patur. Unë kam alternativat e mia, flas realitetin por nuk sulmoj individualisht askënd,”- shkruan Malaj.
Diskutime rreth kësaj post