Avokati i njohur Spartak Ngjela ka analizuar tashmë situatën pas dorëzimit të listave nga partitë në KQZ. Ngjela në emisionin ‘’Frontline’’ thotë se edhe kësaj radhe liderët kanë zgjedhur lista partie, por pyetja më e madhe është se sa të inkriminuar ka në këto lista.
Për Ngjelën, paralajmërimet e ambasadores amerikane janë shumë të qarta dhe se tashmë topi është në fushën e Uashingtonit.
Sipas tij, të gjithë duhet të presin tashmë SHBA, pasi nëse hesht atëhere s’ka fakte, por nëse jo atëhere do të nxjerrë emrat e të inkriminuarve dhe për Ngjelën liderët e partive që kanë përgjegjësi në individët përkatës do të ikin pasi nuk përmbushën kërkesën e politikës amerikane.
”Nuk ka rëndësi ku e vendos veten, se ai e vendos në vend të sigurt. Nuk e vendos në numrin 20, as 12. Është problem kot. Brenda normalitetit të një fushate elektorale. Dmth në atë vend do marrë minimumi 8.
Kjo është brenda nocionit të fushatës. E kanë bërë dhe të tjerë. Këto janë lista partie.
Objektivat e Ramës
Fushatë. Pyetja më e madhe është sa të inkriminuar janë. Këto janë broçkulla. Sepse hyn në konflikt me politikën amerikane. Mban dot Rama ditë për ditë konflikt me SHBA, me se do e mbajë, me avionët, me ekonomi,. E suporton dot Shqipëria një embargo të SHBA. Këta janë mendjelehtë. Ka marrë korrupsionin Meta e ka futur në listën e tij.
Këta ose i kanë përdorur bashkë kur kanë qenë në qeveri, ose janë bashkë. Meta e bëri korrupsionin parlamentar. Sepse mendon se janë të sigurt nga antikorrupsioni. Nëse fillon hetimi parlamentar, dhe SPAK me Byronë e Hetimit nxjëerrin faktet se sa para ke, kush do e mbrojë.
Kjo të lë kuptuar se këta kanë qenë bashkë. Gjithë fluksi. Hetoheni.
Unë e kam mbrojtur, Fatmiri ka punuar mirë, ka punuar shumë mirë si Minsitër i Drejtësisë. Ka qenë nën influencën e politikës amerikane, Ramës as disktohet. Pas eleminimit të Xhafës ka rënë intensiteti i Reformës. Herë herë mendon se prandaj e hoqën, që të ikte tensioni, se ai është ekspert, profesionist, jurist.
Me kalimin e 2-3 muajve e mori veten se ka punuar mirë dhe Manja, si kryetar i komisionit të Reformës. Politika nuk ndryshon në asnjë vend. Ka pasur konflikt midis Xhafës dhe Ramës. Gjatë Reformës ai nuk e ka pyetur fare. Duke i dhënë të kuptohet se ishte me ndërkombëtarët, sidomos SHBA.
Se çfarë ndodhi si e hoqi, nuk e di, por Reforma në Drejtësi është drejt përfundimit. Në çdo konkurrencë politike ndodhin këto. Dihet që Xhafaj vjen nga një tjetër origjinë e PS, është themelues. Kurse Rama është i ardhur. Nuk është në konflikt vetëm me Xhafën, por në konflikt me gjithë themeluesit. Rama s’është politikan burrë shteti i lartë, po bën gabime të rënda. Nëse mendon se me këto mund t’ia hedhi forcës amerikane për reformën anti-korrupsion gabohet”, shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post