Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është marrë i pandehur ditën e sotme bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Ristani dhe një zyrtar të partisë së tij.
Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike, dyshimit për përdorimin e parave ruse dhe historisë së vilës me qera ku është zhvendosur kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Vangjeli tha:
“Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me lobistin Nick Muzin. Dy personazhe nga Tirana, të afërt me Lulzim Bashën, konfirmohet se kanë udhëtuar në pranverën e vitit 2017 në Edinburg, në Skoci. Një udhëtim që ishte i lidhur dhe kishte “destinacion” kompaninë Biniatta Trade, një nga hallkat e zinxhirit financiar që sherbeu për të bërë pagesat e lobimit. Për një koinçidencë të çuditshme, njëri nga këta personazhe, i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e kësaj skeme, shfaqet sërish, kësaj here në Tiranë.
Zbardhja e pronësisë mbi vilën në të cilën po jeton me qera tashmë kryetari Basha dhe financimin mbi blerjen e saj, mund të shpjegojë edhe motivin se pse disa njerëz bëjnë karrierë të çuditshme në PD, specifikon një burim i mirinformuar për Java në RTSH”.
Diskutime rreth kësaj post