Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza ekonomike. Teksa ka publikuar videon e një pronari biznesi të vogël, Basha shprehet se ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së, e cila vështirëson ushtrimin e aktivitetit.
“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.” – shkruan Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post