Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’ zbuloi çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit të kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe raportet e këtij të fundit me Presidentin Meta.
Sa i përket fatit politik të Bashës, avokat Ngjela deklaroi se kryedemokrati kërkon të shfrytëzojë kohën duke konsoliduar partinë.
“Meta fliste sikur të ishte Hitleri, pasi kishte nazizmin me vete pasi kishte krijuar dehje patologjike. Ai ishte si Enver Hoxha, Meta ishte jashtë frymës së lëvizjes popullore fliste budallëqe, merrni sfurqe ai nuk duhet të jetë president në sytë e ndërkombëtarëve. Basha ka hyrë në një lojë të shëmtuar pasi nuk pranoi zgjedhjet. Nuk fitohet me logjikë fëminore, ankimimet e PD nuk vlenin duhet ti thoshte që ke ngelur një ligj, trego se cilin ligj ketë shkelur.
Socialistët kishin bërë fushatë masive, derë më derë në qoftë se janë dëmtuar zgjedhjet duhet t’i bësh me ligj. Nuk pashë shkelje Ligjore. Basha kërkon të fitojë kohë se nuk mund të thotë se nuk i njoh zgjedhjet në sytë e ndërkombëtarëve, duhet të sjell faktet e shkeljeve.
Çështja qëndron që fakti ai do hyj në Parlament si lider i PD-s është që të fitoj kohë, ai e fiton garën se strukturën e ka të vetën. Rëndësia është a rrëzohen lehtë socialistët? Me Bashën nuk i mund dot, Rama do Bashën pasi e mund sa herë të dojë.
Raporti qëndron te Berisha, që të gjithë e kanë te reforma në drejtësi se duan ta bllokojnë. Basha me amerikanë ka një raport zero, me destabilizimin e thirrur nga Meta e pengon ushtria e NATO-s.
Zona gri nuk doli në zgjedhje, goditja tjetër ishte se nuk vinin dot refugjatët. Meta fjalët i tha për kryengritje, Partia Socialiste nëse nuk e fiton këtë betejë humb popullin. Ajo lloj gjuhe është shkelje e Kushtetutës, ata kanë marrë ekspertët ku do shkohet pastaj para Gjykatës Kushtetuese.”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post