Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ngre aludimet se kryeministri ka kërkuar azil politik në Lindje. Në postim në rrjetet sociale, demokrati pretendon se Rama ka bërë gati charterin privat në aeroportin e Rinasit dhe sipas tij mund të largohet nga Shqipëria në 26 prill.
Postimi i Palokas:
“Sulm BE! Sulm SHBA! A ka marrë garanci Rama për azil politik në Lindje ? Charterin privat e mban gati në aeroportin privat të Rinasit!
Më 26 prill nuk është çudi që Air Albania të kryejë fluturimin e fundit pa kthim me “pasagjerin” e saj!
Po me të tjerët që do lerë pas “dumbaba” çdo bëhet? Sigurisht që atij vetë kjo nuk i hyn fare në xhep. Si gjithnjë zorraxhinjtë i ka përdorur dhe i ka hedhur”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post