Policia e Elbasan është njoftuar se deputeti Flamur Noka, ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe kishte ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.
Policia njofton se në bashkëpunim me prokurorinë, kanë nisur hetimet për të dyja rastet.
Njoftimi i Poliisë:
“Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.
Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori.
Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post