Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal shprehet se ndryshimet klimatike nuk kanë nevojë për vizë Shengen.
Duke publikuar alarmante, Bregu shkruan se numri përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit në qytete është pothuajse 5.000 vdekje në vit.
Sipas Brregut “Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, gjithnjë ka qenë e gjithnjë do të jetë i tillë. Ne, pa asnjë mëdyshje, duhet ta tregojmë këtë gjë. Dhe do të fillojmë duke lënë pas iluzionet që duhet të merremi me prioritete të tjera. Sepse kjo do të na kushtojë shumë.”
Bregu shkruan:
“Që të kuptohet më mirë çështja: qytetarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor humbin mesatarisht rreth 1.3 vite jetë për shkak të ndotjes së ajrit, i cili është në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe faktori përgjegjës për rreth një në pesë vdekje të parakohshme në 19 qytete të Ballkanit Perëndimor. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit në qytete është pothuajse 5.000 vdekje në vit.”
Albert Ajnshtajni dikur ka thënë: “Shikojeni me vëmendje natyrën dhe do ta kuptoni gjithçka më mirë.” Natyra jonë, planeti ynë janë në rrezik!
Asnjëherë tjetër nuk mund të isha më shumë dakord me këtë thënie se sa në këto momente, kur nga dritarja e zyrës time po përpiqem të shoh qytetin e Sarajevës, të cilin e ka mbuluar mjegulla e dendur! TANI është momenti i duhur! Ditët e fundit Sarajeva u rendit në vendin e parë të listës së 10 kryeqyteteve më të ndotura të botës. Madje, ajo ua kaloi edhe qyteteve super të mëdha, si: Deli, apo Mumbai. Fatkeqësisht, Sarajeva nuk është kryeqyteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor në atë listë. Pas saj vijnë menjëherë Beogradi dhe Shkupi, që renditen në vendin e 7-të dhe të 8-të. Vitin e shkuar 6 qytete të rajonit ishin në listën e 10 qyteteve më të ndotura, ndërkohë që dimri këtë vit sapo ka filluar.
Që të kuptohet më mirë çështja: qytetarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor humbin mesatarisht rreth 1.3 vite jetë për shkak të ndotjes së ajrit, i cili është në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe faktori përgjegjës për rreth një në pesë vdekje të parakohshme në 19 qytete të Ballkanit Perëndimor. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit në qytete është pothuajse 5.000 vdekje në vit.
Mjaft termocentrale të vjetra prodhojnë energji të lirë, e cila vjen me një kosto të lartë për shëndetin e njerëzve – çdo vit rreth 21.000 vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit nga familjet. Sektori i transportit, që është edhe një emetues kryesor i dioksidit të karbonit, është përgjegjëse për 7% të të gjithë emetimeve në rajon. 13% e të gjitha vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit i atribuohen transportit.
Ka sinjale mjaft të qarta që veprimi kundër ndryshimeve klimatike, apo Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, është në fakt jo vetëm skajshmërisht e nevojshme, por edhe madje tejet e vonuar.
Barometri ynë më i fundit i Ballkanit tregon se 84% e qytetarëve të rajonit i perceptojnë ndryshimet klimatike si problem për ta. 9 nga 10 vetë mendojnë që ndotja është problem në komunitetin e tyre. Pavarësisht nga kjo, 32% e qytetarëve thonë që nuk kanë vullnetin apo mundësinë që të bëjnë zgjedhje më miqësore ndaj mjedisit në konsumin e tyre të përditshëm. Numri i bizneseve që kanë ndërmarrë disa masa për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm mbi mjedisin ka rënë me 13% krahasuar me vitin 2017, dhe tani është në nivelin 64%.
Kjo do të thotë që ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit tek qytetarët, pra secili prej nesh, përfshirë këtu edhe fëmijët, mund dhe duhet të bëjnë më shumë për të sjellë ndryshimin. Pavarësisht nëse doni ta pranoni apo jo, por e vërteta është që kjo çështje na ndikon të gjithëve dhe për këtë arsye duhet të bëhemi bashkë. Edhe hapat e vegjël ndihmojnë shumë – zvogëlimi i qeseve apo ambalazheve plastike, kujdesi që tregojmë që plehrat tona të mos ndotin lumenjë, malet tona, fushat e pyjet, që ato të jenë të pastër, të trajtojmë siç duhet mbetjet, t’u kthehemi ushqimeve të përgatitura në shtëpi, të printojmë më pak, etj. Një udhëtim prej mijëra kilometrash fillon me hapin e parë që ti bën.
Ndryshimi i klimës dhe natyra nuk i njohin kufijtë që përcaktojnë njerëzit. Erërat fryjnë, ujërat rrjedhin, dielli djeg, tërmetet tundin, pavarësisht kufijve apo ndarjeve administrative që krijojmë ne. Sfidat botërore mjedisore do të kenë, dhe në fakt, tashmë kanë filluar të kenë ndikimin e tyre edhe në Ballkanin Perëndimor, ashtu si edhe kudo tjetër nëpër botë.
Gjatë dekadës së fundit, pothuajse 12 milionë qytetarë në Evropë janë prekur nga përmbytjet apo thatësirat, të cilat kanë shkaktuar pothuajse 2.000 të vdekur. Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina, në veçanti, e kanë përjetuar vetë këtë lloj fatkeqësie në vitin 2014, kur përmbytjet e tmerrshme iu morën jetën shumë njerëzve, lanë qindra të tjerë pa shtëpi, shkatërruan të mbjellat, pronat dhe infrastrukturën, duke sjellë humbje të mëdha në njerëz dhe burimet financiare.
Ndryshimet klimatike janë realitet akltual dhe i pranishëm. Injorimi i sfidave më të mëdha të njerëzimit vetëm sepse ne besojmë që duhet të trajtojmë çështje më imediate pranë nesh, nuk do të bëjë që të shmangen këto fatkeqësi.
Duke mos vepruar për ndryshimet klimatike, do të kemi bërë hapa pas dhe do të rritet çmimin i një jete më të mirë deri aty ku ne të mos e përballojmë dot. Ndikimi i ngrohjes globale po e transformon mjedisin tonë edhe tani që po flasim duke rritur frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve të motit ekstrem. Sot, 5% e popullatës evropiane preket nga kjo gjë, por deri në vitin 2100 kjo shifër do të arrijë deri në dy të tretat, apo deri afër 70%! E mos bëni gabimin të mendoni që këto shifra nuk do të përfshijnë edhe vetë Ballkanin. Ndryshimet klimatike nuk ka nevojë për vizë Shengen.
Unë mund të vazhdoj edhe me fakte të tjera që do të na trembnin të gjithëve. Por mendoj se kaq mjafton për të dhënë një panoramë të qartë të situatës në të cilën gjendemi. Ajo që duhet të bëjmë tani është të veprojmë. Është koha e duhur që të bashkohemi e të bëjmë hapin e duhur drejt një mjedisi më të mirë e më të shëndetshëm për të gjithë ne.
Ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, integrimi rajonal në këtë aspekt është i nevojshëm, madje është kyç për vetë mbijetesën tonë. Sepse pa integrimin rajonal, çdo vend mbetet vetëm – duke bërë përpjekje që nuk mund të arrijnë kurrë të kenë ndikimin e mjaftueshëm në mbrojtjen e qytetarëve të vet.
Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, gjithnjë ka qenë e gjithnjë do të jetë i tillë. Ne, pa asnjë mëdyshje, duhet ta tregojmë këtë gjë. Dhe do të fillojmë duke lënë pas iluzionet që duhet të merremi me prioritete të tjera. Sepse kjo do të na kushtojë shumë.
Diskutime rreth kësaj post