Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. Në njoftimin e ambasadës thuhet se çdokush që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë.
Postimi i Ambasadës
“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS” – thuhet në njoftim.
🇦🇱️ | Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, September 28, 2020
Diskutime rreth kësaj post