Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ishte ditën e djeshme në Republikën e vetëshpallur turke të Qipros veriore, ku bëri thirrje për bisedime mbi “dy shtete të ndara” në Qipro, duke hedhur poshtë bashkimin e ishullit si një zgjidhje për çështjen e Qipros.
“Ka dy popuj dhe dy shtete të ndara në Qipro. Negociatat janë të nevojshme për të arritur një zgjidhje të bazuar në dy shtete të ndara,” tha ai në një fjalim në pjesën veriore të ishullit.
Sipas Erdogan përpjekjet për të bashkuar Qipron janë të dështuara pasi në vitin 2017 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara u tentua një bashkim mes dy pjesëve të Qipros.
Qiproja u nda pas pushtimit turk 1974 në përgjigje të një grushti shteti nga Greqia për të aneksuar ishullin. Der më tani vetëm Turqia e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur.
Vizita e Erdogan vjen ndërsa Turqia ka alarmuar haptazi fqinjët Greqinë dhe Qipron mbi territoret detare që besohet se mbajnë depozita të mëdha gazi.
Diskutime rreth kësaj post