Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha se ambasadorja e SHBA nuk e shikon opozitën vetëm tek Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Ai tha se për herë të parë SHBA përmendi ish-pushtetarë në vend të termit opozitë.
“Për herë të parë ambasadorja amerikane ka bërë një klasifikim, nuk mund të them të çuditshëm por që e gjithë politika duhet të ndalet, flet për dhunë shtetërore dhe për heqje dorë nga dhuna e ish-pushtetit. Për herë të parë Yuri Kim nuk përmend fjalën opozitë, por vetëm fjalën pushtet dhe ish-pushtet, pra SHBA nuk e shikon Bashën dhe Kryemadhin si opozitë por si ish pushtetarë dhe ky term i përdorur nuk është pa qëllim” tha Spahiu për Open.
Diskutime rreth kësaj post