Egla Ceno, e ftua në “S’e luan topi”, është surprizuar nga aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit “Cekja i Beratit”.
Teksa mes lotësh Egla po rrëfente mallin për të atin, Agim Ceno, ajo u shpreh se Cekja ka bërë çmos që ajo të futej në teatrin e Beratit.
“Pasi vdiq babi Cekja ka bërë çmos që unë të futesha në teatrin e Beratit si aktore për të ndihmuar me një rrogë në shtëpi. Aty jam ngjitur në skenë për herë të parë”, u shpreh Eegla.
“Përshëndetje Egla të uroj suksese kudo në jetë. Me babain e Eglës kam punuar në Poliçian dhe kam kujtime të bukura. Ne kemi punuar, kemi shkruar parodi, skeçe dhe ndaj kam kujtime shumë të bukura”, ka qenë ky mesazhi i Cekes për Egla Cenon.
“Është kënaqësi e madhe të kesh njerëz që kanë punuar me babin dhe të kenë dy fjalë për mua. Ceke, të dua shumë dhe faleminderit! Do të takohemi në Berat.”, i tha Egla aktorit të njohur të humorit.
Diskutime rreth kësaj post