Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi u shpreh se gjatë këtij viti do të vijojë aksioni politik i opozitës dhe se synimi do të jetë përballja me të keqen.
“Kryetarja e LSI ka theksuar se ky do të jetë viti i rezistencës. Viti që lamë pas ishte viti ku janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, morëm “Jo” nga Bashkimi Evropian.
Aksioni ynë drejtohet dhe është i frymëzuar nga problemet, por edhe nga dëshirat e qytetarëve për të larguar qeverinë. Do të jetë viti i përballjes me këtë të keqe.
Do të vijojmë aksionin tonë politik sepse besojmë se duhet të vazhdojmë luftën tonë për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend. Ky do të jetë viti i rezistencës. Ka ardhur momenti që të marrim fatin e vendit në duart tona”, tha ish-deputetja.
Ajo shtoi se LSI ka një program të dedikuar vetëm për të rinjtë, që ju garanton atyre arsim cilësor dhe ju krijon kushtet që të mos largohen nga Shqipëria.
“Programi ynë synon që të ketë një arsim cilësor, që të ketë një punësim të sigurt. Ne synojmë që të ketë një rritje të buxhetit të arsimit.
Po ashtu ka mbështetje për të rinjtë që synojnë të krijojnë një familje të re dhe ta gjejnë forcën për ta krijuar këtë në Shqipëri, duke krijuar një fond për çiftet e reja. Do të nisë dekada e shpresës dhe e rikthimit të besimit”, deklaroi Floida Kërpaçi.
Diskutime rreth kësaj post