Juventusi e gjen sërish Pogban. Të paktën kjo është shpresa e Massimiliano Allegrit i cili synon të ketë në dispozicion për herë të parë këtë sezon mesfushorin francez për ndeshjen e madhe kundër Napolit më 13 janar.
Problemet me gjurin e djathtë që nuk u operua menjëherë gjatë verës e mbajtën Pogban jashtë fushës deri në vitin 2023, por tani rruga e rikuperimit është ndërmarrë dhe Allegri është rikthyer të mendojë për skemën 4-3-3 të studiuar në tavolinë në verë.
Seria e fitoreve riktheu dinjitetin në renditjen e Juventusit pas fillimit të tmerrshëm të sezonit mes kampionatit dhe Champions League, i cili përfundoi me rënien në Europa League.
Në kokën e Allegrit, është sekam 4-3-3 që me rikthimin e Chiesa dhe Pogba mund të bëhet realitet. Plani taktik për vitin 2023 parashikon përfshirjen e Pogba në mesfushë si mesfushor i djathtë si dhe Rabiot në të majtë, me Locatelli ose Paredes qëndër të mesfushës. Në sulm Di Maria në të djathtë dhe Kostic në të majtë, me Vlahovicin dhe Milik përpara.
Diskutime rreth kësaj post