Juventus ka prekur finalen e Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Monaco në Torino me rezultat 2:1.
Gjiganti italian finalen e arriti me shumë siguri, pas edhe në të parën përballje, në Francë, kishte triumfuar me reuzltat 0:2.
Mario Mandzukic dhe Dani Alves shënuan dy golat e fitores për Zonjën e Vjetër, ndërsa për mysafirët shënoi Kylian Mbappe.
Në finale Juventus do të presë një skuadër nga Madridi, Real apo Atletico, që të mërkurën mbrëma luajnë përballjen e dytë gjysmfinale mes tyre. Në të parën triumfuan Los Blancos, me një tregolësh të Cristiano Ronaldo.
Diskutime rreth kësaj post