Fabio Paratici ishte “delfini” i Beppe Marotta, ashtu si Federico Cherubini ishte i tillë për Paratici, por tani presidenti i Juventusit duket se po e pëlqen idenë e shkuarjes në shtëpinë e të tjerëve për të marrë drejtorin e tij të ardhshëm.
“Calciomercato.com” zbulon se Agnelli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009. Kontrata e menaxherit shqiptar me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023.
Kreu i bardhezinjve e vlerëson shumë Cherubinin dhe bashkëpunëtorët e tij, Manna dhe Tognozzi, por afeksioni për Taren mbetet i fortë. Shqiptari ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lazion.
Historia ka treguar se Lotito mezi i heq “xhevahirët” e tij. Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Immobilen dhe Milinkovic-Savic, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.
Diskutime rreth kësaj post