Kampionët e Italisë, duket se janë pranë një revolucioni brenda skuadrës, pasi shumë prej emrave të mëdhenj të sezoneve të fundit nuk do të jenë më pjesë e ekipit.
Buffon do të jetë mungesa më e madhe për sezonin e ardhshëm, pasi vendosi që ta mbyllë përfundimisht karrierën e tij tek bardhezinjtë, teksa ka ende mëdyshje nëse do të vijojë të luaj apo jo futboll. Por gardiani italian nuk është vetmi që nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve.
Klima tek kampionët e Italisë ka ndryshuar shumë nga ajo që ishte para përfundimit të sezonit kur mohoheshin kategorikisht largimet e emrave të mëdhenj.
Kush nuk do të qëndrojë do të largohet, e çdo ofertë do të vlerësohet me seriozitet. Kjo është ajo se çfarë po ndodh tek Juventus, që bien në kundërshti me fjalët e Beppe Marotta që cilësohet si të pashitshëm shumë prej emrave të mëdhenj të kësaj skuadre.
Juve tashmë i ka dhënë lamtumirën Buffonit, i cili me gjasë do të jetë pjesë e PSG. Lichtsteiner që është bërë pjesë e Arsenal, Asamoah tek Interi, e së shpejti mund të përshëndesë Marchisio e Alex Sandro. Të gjithë tepër të rëndësishëm për sezonet e kaluar, por ata nuk janë të vetmit që janë drejt largimit.
Higuan, Mandzukic dhe Pjanic i bashkohen listës së emrave të dalë në merkato, për të cilët nuk kanë munguar edhe ofertat që vijnë nga e gjithë Europa.
E me thuajse gjysmën e ekipit të “larguar” Beppe Marotta po mendon për emrat e së ardhmes, e në listë për të zëvendësuar “big-ët” duhen disa emra të tjerë të mëdhenj.
Icardi, Cavani dhe Lewandowski janë emrat në listën e Marottas për të kompletuar sulmin, se kush do të jetë emri që do të vishet bardhezi, kjo mbetet për t’u parë. E teksa ende nuk është hapur zyrtarisht meraktoja e verës, bardhezinjtë kanë filluar nga puna për gjetjen e talenteve të reja për t’i vënë në shërbim të Massimiliano Allegrit.
Diskutime rreth kësaj post