A do të jetë Massimiliano Allegri në drejtimin e Juventusit edhe në sezonin 2017-2018? Pyetja është aktuale sipas mediave italiane, që pretendojnë se dicka e tillë po përflitet prej disa javësh në ambientet futbollistike të përtej Adriatikut. Disa janë indiciet kryesore, që nga irritimi i Allegrit pas finales së Superkupës së humbur në Katar ndaj Milanit, e deri te pakënaqësitë që ekzistojnë në skuadër me Cuadradon, Mandzukic e deri te Dybala që ndaj Milanit qëndroi në stol për ndeshjen e katërt radhazi, të gjithë këta lojtarë kanë krijuar rezerva në lidhje me aktivizimin, apo dhe një ide sipas të cilës Allegri mendon për t’u transferuar sezonin e ardhshëm te Arsenal. Janë të gjitha pista që ngrihen nga “Gazzetta Dello Sport” që zbulon prapaskenat e një dimri të nxehtë për Allegrin e madje duke zbuluar edhe emrat e pasuesve të mundshëm të tij në rast të një lamtumire në fund të sezonit.
Në qershor rrugët e Allegrit dhe klubit bardhezi mund të ndahen, dhe për trajnerin një eksperiencë në Angli është një dëshirë e hershme, që mund të konkretizohet në rast të një largimi të Wenger nga stoli i Topcinjve të Arsenal. Drejtuesit e Juventus të vetëdijshëm për rrezikun po përpiqen të hedhin sytë rrotull për të evituar që të paken të papërgatitur. Në klubin bardhezi pëlqehet Paulo Sosa trajneri aktual i Fiorentinës që nuk gëzon më një raport të mirë me klubin vjollcë, por alternativa të planit të dytë janë dhe Di Francesco dhe Jardim i Monaco. Një pistë e huaj con madje dhe te Diego Simeone. Argjentinasi i Atleticos së Madridit i pëlqen shumë Marottës, por disa herë ka premtuar një rikthim te Interi dhe për këtë arsye duhet parë se si do të shihej nga tifozët bardhezi një zbarkim i tiji te Juventusi
Diskutime rreth kësaj post