Juristja e njohur Enida Bozheku është shfaqur e irrituar sot në rrjetet sociale pas një deklaratë që ajo ka bërë para disa kohësh.
Bozheku është shprehur se ligji është mbi këdo edhe mbi Berishën, dhe sipas saj pas kësaj deklarate ajo pretendon se është sulmuar me të gjitha format nga shqiptarët duke e etiketuar si “kurvë” e “prostitutë” që kënaq epshet e pushtetarëve.
Më tej juristja shprehet kjo nxjerr në pah injorancën dhe xhelozinë e paburrnisë së tyre dhe shkruan se falenderon të gjithë ata që e kanë mbrojtur.
STATUSI I PLOTË
Me qe keto 3 dite (shyqyr çudia mbaroj) jam sulmuar me te gjitha format me perverse qe mendja djallezore e Stokholmsave dhe kompleksuarve shqipetare permban, duke u etiketuar si: “kurve, prostitute, e paafte, blere dipllomen, agjente tip Matahari, putan qe kenaq epshet e pushtetareve, qe me paguajne pleq 70 vjecare e debilleqe te tilla”, pse guxova te them hapur qe ligji eshte mbi kedo edhe mbi Berishen, dhe po e rikonfirmoj qe nese urdheri i Prokurorit nuk zbatohet pasojat jane per kedo qe nuk i jep jete atij, qofte ky kryeminister a cdo gje, pertej cdo kahu politik. E thene kjo, per kush me vuri epitetet i falenderoj se nxorren ne pah injorancen dhe xhelozine e paburrnise tyre, per kush me mbrojti i jam mirenjohese dhe i falenderoj per kush guxoj te fyej familjen time – koha vonon por nuk harron – per kush u tregua indiferent faleminderit. Nuk jam e as do te jem kurre idhtare e ideologjise politikse shqipetare dhe formave te saj totalitare hibride, per mua drejtesia, pikerisht se e verber, nuk sheh as majtas e as djathtas. Ndaj per kush mendon se u bera, i them koha ime nuk ka ardhur, brezi im rrugetimin e ka te gjate, tani eshte koha per te punuar, sukseset do te korren – nese do te kete te tille, ne momentin dhe moshen perkatese. Me shume dashuri dhe buzeqeshje sed lex dura lex!
Diskutime rreth kësaj post