Bashkimi Evropian nuk duhet të “bëjë kompromise” përballë manovrave britanike mbi kushtet e Brexit, njoftoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ndërsa tensionet janë në rritje në lidhje me negociatat për daljen britanike.
“Nuk mund të jenë me një këmbë jashtë dhe një këmbë brenda. Në lidhje me këtë fakt duhet të mos bëjmë aspak kompromise. Më tepër këto reagime janë manovra”, tha Juncker gjatë një takimi me kryeministrin francez, Manuel Valls.
“Nuk do të negociojmë përpara marrjes së letërnjoftimit për largimin e qeverisë britanike”, nënvizoi kreu i Komisionit.
“Duhet të jetë e qartë nëse Britania e Madhe dëshiron të ketë qasje në tregun e brendshëm, duhet që të gjitha rregullat dhe që të gjitha lehtësirat që përkufizojnë tregun e brendshëm duhet të respektohen plotësisht,” vijoi ai.
Diskutime rreth kësaj post