Pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” ishte i ftuar aktori shkodran Julian Deda.
Juli përpos se foli për jetën e tij, nuk harroi as këtë herë të shkaktojë të qeshura pafund me veprimet e tij komike.
E teksa emisionit po i vinte fundi dhe Rudina Magjistari po e falënderonte për prezencën Juli i drejtohet dhe i thotë: “Po urime për studion e re se harrova”.
E ndërsa Rudina i shpjegon se studio po bëhej e vjetër sepse kishte dy vite që ishte ndryshuar, aktori i thotë se gjithsesi kjo është hera e parë që bëhet pjesë e studios dhe i lë në tavolinë, ashtu si e kërkon tradita shqiptarë, 10 mijë lekë të vjetra.
E pa mundur të thotë asgjë më tej, Rudina Magjistari shpërtheu në të qeshura ndërsa aktori vijoi të thoshte se paratë do t’i merrte më vonë.
Diskutime rreth kësaj post