Jul Deda u shpall i dyti në garën e ‘Big Brother VIP Albania 3’. Aktori ishte një nga pretendentët për fitore, por Egla Ceno zuri vendin e parë.
Miqtë, familjarët dhe kolegët nuk e pritën mirë këtë renditje. Në mesin e tyre ishte dhe aktorja Rudina Dembacaj e cila ka reaguar në rrjetet sociale për renditjen që u bë në natën finale të “BBV”.
”Si ka mundësi nuk e di. E ka vendos sovrani, nuk merrem fare me këto unë. Une doja me gjithë shpirt që ta fitonte shoku im Jul Deda. Kam votuar çdo ditë dhe nuk ishte në dorën timë mi motrani dhe nuk e di fare si ka mundësi. Nuk ja di mendjen popullit as nuk kam mik produksionin. This is Albania”– thotë Rudina në një video në ‘instastory’, teksa e kanë pyetur për finalen e “BBV”.
Diskutime rreth kësaj post