Julian Sula, një biznesmen i vogël në qytetin e Lushnjës është vënë në qendër të vëmendjes pas masakrës së pak ditëve në parë, aty ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldoi Bares.
Të tjera dëshmi janë siguruar nga njerëz shumë të afërt me Sulën që përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së tij në atentatin ku u vranë dy të rinjtë, ndonëse ishte në mesin e 400 personave që policia thirri për të marrë në pyetje për ngjarjen.
Policia e shoqëroi për t’i marrë dëshmi pasi para një viti e gjysëm, siç mëson “Balkanweb” Julian Sula u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Arjan Aliçko njihet ndryshe edhe me nofkën “Ardi i Braçes” në Lushnje dhe që pas ngjarjes ndodhet në arrati.
Gjithashtu mësohet se ndonëse u qëllua me levë e thika nëpër trup, aq sa u la si i vdekur, Sula nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor.
Ndërsa në lidhje me vrasjen ai ka thënë të mos ketë dijeni e është lënë i lirë. Aktualisht në Komisariatin e Lushnjës nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje, ndonëse janë pyetur mbi 400 persona, që janë kontingjent për policinë.
NGJARJA
Pasditen e 11 tetorit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” në Lushnjë, u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili. Policia thotë se ka identifikuar autorët, ata dyshohet të jenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë të rinjtë, deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.
Diskutime rreth kësaj post