Juli ra në kurthin e Salsano Rrapit, Adi Pojanit, Visjan Ukcenajr dhe Edea Demaliajt gjatë emisionit “Ndryshe”. Ata e sfiduan atë të luante në nje film me kolegen e tij, Egla, ku dy protagonistët fillimisht do të urrenin njëri-tjetrin, por më pas do të përfundonin duke u dashuruar dhe puthur në fund. Juli u informua se ai ishte i pari që po kontaktohej dhe se, pas miratimit të tij, do të kontaktohej edhe Egla.
Juli shpjegoi se duhet ta mendonte mirë këtë propozim dhe se do të duhej ta diskutonte me Egla. Ai theksoi se skenat përfundimtare ishin shumë të rëndësishme dhe përfshinin një skenë eksplicite të paprecedent në ekranet shqiptare, e cila do të sillte ndjenja të veçanta për shikuesit.
Ai bëri humor me idenë duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse do të mund të përmbushte pritshmëritë e tyre për një skenë të tillë. Për Juli, ishte hera e parë që i bëhej një propozim i tillë për një film me skena eksplicite që do të “lagte” njerëzit nga emocionet në kinema.
FaberMedia
Pasi kuptoi që ishte pjesë e një loje, Juli u shpreh se skena erotike me Egla e kishte bërë të qeshë, duke imagjinuar skena komike me majdanoz. Ai shtoi se njerëzit nuk do të dilnin të lagur, por të çmendur nga kinema pas një skenari të tillë.
Diskutime rreth kësaj post