Një nga fenomenet sociale më të diskutuara dhe më të ndjekura në Shqipëri është “Big Brother VIP Albania”. Nisur më 13 Janar në Top Channel, edicioni i tretë i këtij spektakli ka shkaktuar interes dhe debate të mëdha në opinionin publik. Duke kaluar mbi 100 ditë nga fillimi, finalja e këtij edicioni pritet të mbahet më 25 maj, ndërsa tensioni në shtëpi rritet për të fituar çmimin e madh.
Graciano, Erjola, Françeska, Çimi dhe Juli kanë filluar ditën duke analizuar lojën e disa nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Diskutimi ka përqendruar rreth figurës së Meritonit, ndërsa pas tij është diskutuar edhe për Ilnisën, e cila tashmë nuk është pjesë e garës. Juli ka shprehur mendimin se nëse Ilnisa nuk do të ishte lidhur emocionalisht me Meritonin dhe do të kishte vazhduar të luante me të njëjtën intensitet si në fillim të lojës, ajo do të ishte ende në garë dhe qendrimi i Egla-s do të ishte në rrezik.
Diskutime rreth kësaj post