Nga Anri Bala
Çadra e lirisë apo çadra e “poshtërsisë”… sa më shumë e shoh, aq më shumë më krijon një ndjesi të frikshme thellë në ndërgjegjien time, sidomos kur mu shfaqën para syve një tufë pleqsh të thinjur e të rrudhosur, të lodhur e të mërzitur, me portrete në duar… të Musines e Vilsonit, të Avziut e Patër Antonit, pa asnjë motiv në atë vend.
Askund nuk pashë portretin e Lirakut, e të dhjetra të tjerëve, të persekutuar në këto vite të demokracisë së rrejshme, si provë revolte përballë persekutorëve të rinj. Jam shumë i ri, për ta njohur atë botë nga vijnë këta njerëz, por jam shumë i plakur për t’i këshilluar: “Mos i vrisni shokët, miqtë, vëllezërit, e bashkëvuajtësit, për së dyti, e për së treti…” o njerëz” të shpërfytyruar!
Nesër duhet të shkoni tek varret e atyre që i poshtëruat, që turpërisht bëtë sikur i nderuat në atë çadër si “toga e pushkatimit”. Nesër duhet të kërkoni falje tek varri i Lirakut dhe i Vilsonit. Të kërkoni ndjesë, duke u treguar të sinqertë, se çfarë donit ju në “çadrën për demokraci”, ku Vilsonin e përballët me djalin e xhelatit të tij, tashmë ish-deputet dhe djalin e ekzekutorit të tij?!
Si morët guximin të takonit dhe ti puthnit dorën e faqet deri në “kafshim”, ekzekutorit me djegie të Lirakut?! Përse? Çfarë ju ka bërë?! Ju dëmshpërbleu, ju rriti dinjitetin, ju shkolloi apo ju strehoi juve dhe brezat tuaj?! Asgjë! Vetëm se ju fyu dhe ju poshtëroi, ju shfrytëzoi deri në dhembje si tutor i paskrupullt që është.
Sa mirë do bënit, meqë jeni aq të përvuajtur dhe të bindur, të ngjiteshit nja tre kate më sipër dhe të kafshonit e puthnit Kryeministrin e “urryer”… nga çadra, që ju dha 7 këste dëmshpërblim nga lekët tona, të taksapaguesve shqiptarë, që nuk kanë bërë asnjë krim, por si ju, kanë provuar në kurriz të njëjtin sistem… diktaturën.
Por ju, nuk e falenderuat, sepse ju e urreni bamirësin dhe nderoni varrmihësin, jo se doni, por jeni të frikësuar deri në palcë nga burgu ku i’u kanë futur demokomunistët.
Ju nuk e bëtë, sepse kishit qoka për të bërë tek persekutori, për të përkujtuar sëbashku me të 27 shkurtin, rënien e sistemit diktatorial, që i’u dhuroi një diktator të ri prej vitesh, e ku më shumë u nderua persekutori, se sa të persekutuarit.
Bile më keq: Në demokracinë e tij të rrejshme, nuk i’u gjykoi, por ju dënoi, me djegie si inkuzicioni, ju, Lirakun e dhjetëra “lirak”, që presin vdekjen në kasolle e baraka, ndërsa familja e tij gëzon gjithë të mirat e kësaj bote.
Duhet të kërkoni falje publikisht, para shqiptarëve, që po i’u dëmëshpërblejnë për vujatjet dhe tmerrin që keni kaluar.
Më ngjallët neveri, kur i’u pashë se si “coptuat” për të puthur dhe përqafuar ekzekutorin tuaj të këtyre 25 viteve. Aq shumë e donit poshtërimin, sa desh e kafshuat nga dashuria, persekutorin?!
Mu dukët si të marrosur pas tij, sa që nuk besova se ishit vërtetë ju, të persekutuarit e vendit tim, që nuk i’u bëri të “përvuajtur shërbëtor” as regjimi më kriminal i komunizmit.
Kaq mall keni për persekutorët, që takoni krypersekutorin me aq dashuri, në protestën për… “drejtësi”?! A e dini përse janë ata njerëz aty?! Ju e dini por keni frikë ta thoni?!
Sepse duan që ushtarët e kryepersekutorit, që i’u burgosën, pushkatuan dhe varrosën, sa as kockat nuk i’u gjenden, të vazhdojnë të bëjnë “drejtësi”. Të gjithë persekutorët dhe ekzekutorët, janë sot gjykatës, duke bërë atë që dikur bënë me ju, të bekuar nga ai njeri që ka qenë, është dhe do të jetë varrmihësi i drejtësisë, deri kur ju, do dilni aty si klloun, për të mbrojtur ata, që duhet t’i varnit, e që kanë një jetë që bëjnë padrejtësi.
Ata gëzojnë, dënojnë, e fitojnë dhe as nuk e dinë se ju ekzistoni dhe keni ekzistuar. Ato me bekimin e faqeziut, që ju me vizitën tuaj, donit t’i zbardhnit faqen, tallen e i’u përqeshin prapa krahëve, sepse tani u dukeni si palaço cirku.
Ata janë zotër të këtij vendi dhe shesin e blejnë jetë njerëzish çdo ditë. Si nuk u vjen turp që një pjesë e juaj është bërë kaq e përvuajtur dhe e përulur, sa që nuk i’u pashë një herë të vetme të pështyni në surrat një nga vrasësit e të ardhmes tuaj?!
Ju, nuk besoj se jeni të persekutuar, ju jeni hibrid të shartuar kushedi se me çfarë, si puna e kryepersekutorit që eshtë komunisto-demokrat, e që ju do… duke i’u vrarë.
Falmë o Zot! Po thellë në shpirt, kur i’u shikoj ashtu, nuk ndjejë mëshirë për ju. Po i’u a them, se nësë demokracia ju ka katandisur kështu, sa të mos ju dhimben vuajtjet tuaja, më mirë të mos kishit dal nga qelitë e burgjeve komuniste dhe mos ta kishit arritur demotradhëtin. Vdekja kapak floriri, për atë që mbron nderin dhe krenarinë!
E nëse të persekutuarit janë ky model shërbëtorësh, atëherë publikisht deklaroj, se kush do që puthë dorën e persekutorit është i pa burrë. Ndaj duhet të ishte dënuar më shumë, sepse e ka merituar.
Falje dhe respekt, për ata të persekutuar, që kurrë nuk e ulën kurrizin për t’u bërë trampolinë për “kuplaran politike” edhe në ditët më të vështira dhe shkuan deri në vetëflijim, duke mos heshtur, për të mos i lejuar vetes, damkosjen që se meritojnë!
Diskutime rreth kësaj post