“E kam provuar me të gjitha mënyrat, moj me të mirë e me të keq, por ky është allasoj fëmijë vetëm qan e bërtet”.
Për ju që mendoni në këtë mënyrë, mjekja pediatër Lira Gjika ka dy fjalë me ju.
Prindër, nuk ka gjithfarë mënyrash për të edukuar fëmijën ashtu siç dëshironi, ka vetëm një mënyrë. Me qetësi, butësi, të qëndruarit i prerë në vendimin që keni marrë dhe t’i jepet të drejtë të jetë i mërzitur meqenëse nuk i plotësohet dëshira.
Prindër mos plotësoni asnjë dëshirë kur fëmija qan apo bërtet, por qetësojeni dhe pasi të jetë qetësuar flisni me fëmijën.
Nëse ju mendoni që mund t’ja plotësoni dëshirën plotësojeni menjëherë, nëse jo, sqarojeni se dëshira mund të plotësohet në një kohë tjetër ose nuk plotësohet fare.
Kur ja plotësoni dëshirën, pasi fëmija qan e bërtet, atëherë këtë mënyrë ja ktheni në sjellje dhe si të vetmen mënyrë për të plotësuar dëshirat.
Për fat të keq ju ja plotësoni dëshirën fëmijës, pasi keni humbur durimin. Kjo është forma më e keqe, sepse i tregon fëmijës që bezdisja është një mënyrë e mirë përfitimi.
Kujdes nga kjo sjellje e keqe që nuk keni durim të bëni më të mirën për fëmijën, por i bini shkurt që të shpëtoni nga bezdia dhe padurimi kur fëmija qan.
Dhe ju gjyshër me atë ndërhyrjen tuaj pa vend “se unë nuk duroj dot se jam gjyshe e gjysh e më dhimset”, mos kujtoni se keni të drejtë, thotë Lira Gjika.
Në fakt më shumë po i bëni dëm fëmijës, nuses dhe nipërve tuaj se sa po i ndihmoni.
Në vend që të ndihmoni fëmijët tuaj që t’ja dalin t’i edukojnë fëmijët e tyre si duhet, ti nxitni ata që të kenë pak durim dhe t’ja dalin që tu mësojnë rregullat e mira dhe të marrin komanda me fjalë, gati u vini “stërkëmbshin” prindërve të rinj, fëmijëve tuaj, në emër të një pseudokeqardhje që bën vetëm keq.
Diskutime rreth kësaj post