Teknologjia duket se po transformon “lojën” e joshjes. Ashtu siç thonë të dhënat e statistikave, historitë e dashurisë të nisura online po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Po kini kujdes: është e rëndësishme të njihni rregullat për të ndërtuar më mirë reputacionin tuaj në ueb dhe të mos bëni figurë të keqe. Zbuloni dekalogun e mëposhtëm për të flirtuar online në mënyrë të sigurt:
E vërteta Mbështetuni te origjinaliteti dhe shmangni gënjeshtrat false. Në rrjetet sociale është e thjeshtë të keni një punë të rëndësishme ose të gënjeni për veten tuaj: vini në alarm sensin e gjashtë dhe kujtoni se…nuk është gjithçka ar ajo që shkëlqen! Ndershmëria paguan, gjithmonë.
Informacionet e dobishme Puna? Deklarata të tilla si “vetvetja” ose “jam shef” nuk shpjegojnë asgjë. Bëni kujdes se si ta përpiloni informacionin e dobishëm në rrjetet sociale: më mirë të ndiqni shpirtin dhe mendimin praktik. Ose si alternativë, mund të zgjidhni një frazë të lehtë si “ëndërrimtar/e për të jetuar”: kjo do t’iu ndihmojë të mbani të fshehtë (ndoshta për modesti) profesionin tuaj por me një detaj të vogël, fantazia, për shembull dashurinë për botën e fantazisë.
Imazhet Fotografitë në rrjetet sociale kanë rëndësi të veçantë. Një profil me selfie krijon një efekt të një egocentrizmi të dëshpëruar, ndaj më mirë shmangini këto lloj fotosh. Po kështu mos publikoni as foto me forma provokuese, lakuriqësi të ekspozuara dhe foto me sfond banjën apo dhomën e ngrënies. Ndërtojeni imazhin tuaj me foto argëtuese, spontane dhe thuajse profesionale.
Kontrolloni Klikoni emrin tuaj në rrjetet sociale: si duket? Është e rëndësishme që ju të kontrolloni periodikisht përshkrimet nëpër sajte, të modifikoni informacionet e profileve tuaja dhe të bëni kujdes me atë se çfarë duket për ju në ueb. Një person mund të marrë lehtësisht informacion duke naviguar nga një profil në tjetrin: nga një CV në internet është e thjeshtë të merrni numrin e telefonit ose adresën e shtëpisë, ndaj është e nevojshme të reflektoni dhe të zgjidhni se cilat informacione doni të hidhni në rrjete sociale.
“Princi i kaltër” Rreziku për të idealizuar personin tjetër është më i thjeshtë në rrjete sociale, sepse ju keni mundësi të fshiheni pas ekranit. Ndaj, përpara se t’i jepni energji një marrëdhënieje duke e kultivuar atë për muaj dhe madje ta konsideroni tjetrin si të fejuarin/fejuarën tuaj, më mirë gjeni mënyrën për ta takuar drejtpërsëdrejti, me kujdesin më të mundshëm të rastit. Për shembull, lëreni takimin për një mëngjes në bar, për të shmangur një vend publik të tej mbushur me njerëz.
Një frenim Njoftimet nga celulari ju lajmërojnë thuajse gjithë ditën? Kujdes, mbase është sinjali se po superoni limitin: një takim online është dhe do të mbetet virtual. Çati mund të jetë i dobishëm për t’u njohur në fillim, por nuk mund të zërë ditë të tëra tuajat. Rreziku është që rrjetet sociale të bëhen një mënyrë për të shmangur konfrontimin real.
Flisni për veten Shpeshherë në faqet sociale ndahen linqe që publikojnë sajtet me fraza pak a shumë argëtuese ose teste psikologjike me dyshim të drejtë, shkruan Shqip. Vëzhgojini mirë këto sajte: sa flasin realisht për ju? Mësohuni ta përdorni rrjetin për të njohur persona të rinj në bazë të asaj se çfarë dëshironi dhe gjeni miq të rinj me interesa si tuajat.
Diskutime rreth kësaj post