Nëse doni të jetoni në një qytezë piktoreske në Zvicër, do keni edhe një përfitim të pabesueshëm financiar.
Qyteza Albinen në katonin Valais është e kërcënuar nga ulja e ndjeshme e numrit të popullsisë.
Albinen ndodhet në një luginë të mrekullueshme në 1300 metra lartësi, një qytezë tipike malore me një kishë të vjetër dhe me kaleta zvicerane.
Qyteti është i qetë, ka pamje fantastike, cilësi të mrekullueshme të ajrit dhe mjaftueshëm ditë me diell gjatë vitit.
Pavarësisht kësaj, njerëzit po largohen çdo vit për shkak se nuk ka punë.
Shkolla e qytezës është mbyllur dhe në Albinen kanë mbetur vetëm 240 njerëz.
Shtatë fëmijët shkojnë me autobus në shkollën e një qyteti fqinj.
Për të shpëtuar nga kjo situatë, kryebashkiaku ka propozuar një plan.
Nëse ai miratohet nga këshilli bashkiak, çdo familje me dy persona që vendoset në këtë qytezë, do të përfitojë 60 mijë dollarë.
Por edhe ju duhet të investoni për një shtëpi tuajën, me një vlerë së paku 200 mijë franga.
Nga ana tjetër, nëse do largoheni brenda dhjetë vitesh, nuk e merrni shumën e premtuar, ose duhet ta ripaguani.
Diskutime rreth kësaj post