Në shtator të vitit të kaluar, Seldi Qalliu, vendosi që të bënte publike lidhjen e tij të dashurisë. Këngëtari i njohur zbuloi se ishte në një romancë me një vajzë bukuroshe, Sindi Cela.
Nëpër intervista të ndryshme ata kanë treguar se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt, e më pas gjërat rrodhën natyrshëm.
Ndërkohë pak kohë më parë u përfol për një ndarje të mundshme mes tyre, pasi që të dy fshinë fotot që kishin së bashku në rrjetet sociale. Por më vonë, Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë se ishin ndarë, dhe thashethemet nisën për faj të saj.
Mirëpo, duke qenë se fotot me njëri-tjetrin në “Instagram” nuk u rikthyen, disa prej ndjekësve besuan se çifti ishte ndarë përfundimisht.
“Je ndarë nga Seldi ëëë.. Ju ndërron si çorapet”, i shkruan dikush Sindit në bashkëbisedimin e fundit që ajo ka vendosur që të bëjë me ndjekësit e saj.
“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?” – ia kthen ajo, duke lënë të kuptohet se janë ende bashkë.
Diskutime rreth kësaj post