Ju kujtohet Ponja e “Portokallisë”?
Me siguri, vështirë se mund t’i harrojë kush karakteret që aktorja ka sjellë në skenën e spektaklit të humorit për rreth një dekadë.
E famshme si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë, aktorja Ervina Kotolloshi fitoi zemrat e të gjithëve.
Megjithatë, disa vite më parë Ervina braktisi “Portokallinë”, e bashkë me të edhe Shqipërinë
Aktorja u transferua në Francë për të ndjekur studimet, por pas përfundimit të specializimit ajo vazhdoi të jetonte atje për disa vite me radhë.
Ponja para disa kohësh ndodhej në Japoni, ndërsa në rrjetet sociale është pak aktive.
Nuk dihet me saktësi qëllimi i vizitës së saj në kontinentin aziatik, megjithatë Ervina qëndroi atje për një kohë të gjatë, ndërsa tani nuk dihet se me çfarë është angazhuar aktorja.
Diskutime rreth kësaj post