Aktorja më e dashur e fëmijëve në vitet ‘80-’90, Mimoza llastica, sot nuk është më e tillë, ajo është shndërruar në një zonjë vërtet të hijshme.
Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin e saj jurist dhe vajzën e saj Alexa.
Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.
Sot, pas 25 vjetësh që ajo është larguar nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën e përkëdhelur të një prej filmave më të dashur shqiptarë.
Zhaklina gjithashtu në rrjetet sociale na prezanton edhe me vajzën dhe pjesëmarrjen e saj në Miss Berna, një kompeticion që edhe ajo vetë e ka pritur me shumë entuziazëm./Revista Class/
Diskutime rreth kësaj post