Deputeti i PS Alket Hyseni dhe kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë debatuar me njëri-tjetrin për ligjin antishpifje. Hyseni tha se nuk është më si në “kohën e Rrumpallës”, ndërsa Shehi u përgjigj se në Kryeministri ka njerëz të punësuar vetëm për të bërë pëlqime e komente te Rama.
Pjesë nga debati:
Alket Hyseni: Nuk është më si në kohën e rrumpallës.
Dashamir Shehi: Ju keni 100 emra falso. Njëri e ka Jovan. Në mëngjes në zyrat e kyeministrisë, paguhen për pëlqime dhe komente.
Alket Hyseni: Shumica atje kanë qenë edhe në kohën tuaj. Në kryeministri punojnë zyrtarë të shtetit. Këta që kanë FB falso, me këtë ligj bllokohen. Gjykata e thotë se ku e di ti që është falso. Po bëjmë reformën zgjedhore dhe po e bëjmë bashkë. Hajde ta kalojmë bashkë edhe këtë projekt-ligj.
Diskutime rreth kësaj post