Ish-deputeti Myslim Murrizi zbardh prapaskenat e takimeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me diplomaten e lartë amerikane Yuri Kim. Sipas tij, ambasadorja u ka dërguar email të gjithëve dhe tetë prej anëtarëve i ka pritur një nga një në rezidencën e SHBA në Tiranë.
Ai i kërkon Kim që të mos merret me tre anëtarët e mbetur të qeverisë së prokurorëve, pasi të parët kanë raportuar te Rama për ato çfarë ajo u ka kërkuar. Sipas Murrizi, Amerika do që drejtuesi i ri i SPAK në 16 dhjetor të jetë Altin Dumani, kurse qeveria do tjetërkënd.
“Emailet qe Ju Zj Kim ju derguat nominalisht antareve te KLP ku i ftonit ne takim tek e tek ne rezidencen Tuaj nga data 1 dhjetor deri ne 12 dhjetor, gezuan antaret e KLP se u ndjene te “rendesishem” dhe te vleresuar, por shqetesuan KÇK e rames dhe tufen e tij qeverisese ne qeveri, bashki, prokurori, drejtesi, politike, bisnes”, shkruan ish-deputeti.
“Mos harxho me kot kafe, çaj, uje apo qumesht keto 3 dite me 3 antaret e tjere te KLP qe te kane ngelur pa takuar deri me date 12, sepse ata 8 antare qe ke takuar deri sot, kane “ raportuar” me “ detaje” tek padrinot e tyre fjal per fjal çfare ju ke thene”, vijon ai.
Sipas asaj që shkruan Myslim Murrizi, shkarkimi publik që Ministria e Jashtme e Shqipërisë i bëri dje Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter se kishin nisur procedurat e zëvendësimit të saj, ishte për të dhënë sinjal te Këshilli i Lartë i Prokurorisë se kush është “kapo dhe i forti”.
Diskutime rreth kësaj post