Ish nënkryetarja e PD, njëherësh dhe kryetare e partisë së re Lëvizja për Ndryshim, në emisionin “Aktualitet” në televizionin “FoxNews” ka kritikuar Lulzim Bashën për drejtimin e partisë.
Topalli njëherësh ka dhënë dhe qëndrimin e saj se si do të ishte PD nëse kryetar i kësaj partie të ishte zgjedhur ish deputeti i ndjeri Sokol Olldashi.
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është shprehur se do të ishte një zë i guximshëm dhe do të ishte vrarë frika.
Sikur të ishte Sokol Olldashi kryetar i PD çfarë ndryshimi do kishte?
“Do kishte një zë të guximshëm më shumë. Ne kemi nevojë që njerëzve t’u heqim frikën.
Njerëzit për shjkak të varfërisë dhe lidhjes që kanë me pozicionin e punës, dhe frikës që kanë se mos na heqin nga puna, nuk flasin publikisht!
Sigurisht ata do të reagojnë me votën e tyre, bashkë me familjet e tyre, sepse ata e dinë se kanë armën më të fuqishme, votën, për të ndryshuar dhe për të mos u vrarë në dinjitetin e tyre.
Por sa më shumë zëra publikë kundër tre kryetarëve të korruptuar, aq më e rëndësishme do të ishte!
Fakti që në Lëvizjen për Ndryshim janë bashkuar njerëz që i bëjnë nder çdo shqiptari, të cilët dinë të rrinë me njerëzit, të flasin me njerëzit dhe janë potenciale dhe histori suksesi në fushat e tyre tregon se ka shpresë.” – tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post