Vajza e Jozefina Topallit, Margerita Topalli, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë ditën e premte, me babain e dy fëmijëve të saj, Angjin.
Në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe familjarët e saj, duke ndarë kështu momente nga ceremonia në kishë, por edhe festa në darkë.
Urimet më të mira i mori nga vëllai dhe kunata, Genardi dhe Cindy, të cilët kanë treguar nëpërmjet “Instastory”-ve se sa të lumtur janë për Megin.
Ndërsa, Jozefina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj pamje nga ceremonia në kishë.
Ajo është shprehur se momenti më emocionues, ishte kur nipi i saj thërret: “mama”, teksa Megi hyn në altar me të atin.
“Moment emocionues kur Nikolas thërret…mama”,– shkruan Jozefina Topalli.
Diskutime rreth kësaj post