Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në ‘’Real Story’’ ka vendosur kushtin për t’i bashkuar mandatet e saj në zgjedhjet e 25 prillit me të PD.
Topalli thotë se pavarësisht se PD është në koalicion me LSI nëse vjen në qeveri, ajo është e gatshme të bashkojë mandatet vetëm nëse kryeministri i ardhshëm do të jetë i pakorruptuar.
Sipas saj, lëvizjet e reja nga ish-anëtarë të PD janë krijuar vetëm kundër 3 kryetarëve ekzistues.
‘’Për shkak të kësaj luhatje, të asnjë shansi e qasje, reformimit të PD, kemi krijuar lëvizje të reja ndaj 3 kryetarëve ekzistues. Çdo mandat që ne do marrim do shkojnë tek spektri i djathtë, me një kusht, e përsëris, kushti i vetëm është që kryeministri i ardhshëm të jetë i pakorruptuar.’’ – tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post