Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtuese e një force të re politike, ‘Lëvizja për ndryshim’, ka thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve.
Topalli e lidhi djegien e mandateve me dosjen që u hap asokohe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Një vit para djegies së mandateve PD bojkotoi parlamentin, pas një viti u kthye në parlament dhe pas 10 ditësh dogji mandatet. Unë këtë e lidh me një gjë, ndoshta nuk ka të bëjë, por dy javë më parë filloi një hapje e dosjes së kryetarit të opozitës, u hap një dosje për lobingjet”, tha Topalli në emisionin “Open”.
Diskutime rreth kësaj post