Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli kërkon largimin e tre kryetarët e politikës, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.
“Rama ka humbur shansin për të qenë në krye të qeverisë për të realizuar një rritje ekonomike. Basha ka treguar përmes vendimeve të tij personale shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë, i frikshëm. Meta ka lënë prej kohësh vakant vendin e presidentit, shumë i nervozuar dhe nuk i përgjigjet figurës së presidentit. Kryetari real i LSI është Ilir Meta. Është absurde, burrë e grua janë njëri president, tjetri në krye të opozitës. E papranueshme, e kanë çështje familjare. Edhe Lulzim Basha e ka çështje familjare”, – tha Topalli në “7 pa 5” në “Vizion Plus”.
Diskutime rreth kësaj post