Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përsëri nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, parti në të cilën ku vetë Topalli ka qenë pjesë e saj.
Topalli e ka quajtur Bashën, një dështak dhe manipulator pasi në një video, sipas Topallit, ai ka fshirë dhe censuruar çdo emër, dhe foto të personaliteteve që kanë qenë pjesë e historisë, dhe sipas saj kjo është bërë për të manipuluar mendjen e njerëzve.
Postimi:
“Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!
Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.
Fshinte dhe çensuronte cdo fetyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.
( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise se Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta).
Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.”, ka shkruar ajo.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post