Jozefina Topalli ka publikuar një video ku përshkruan gjendjen aktuale të vendit. Sipas Topallit, vendi është në mes të një krize shumë planëshe, ndërsa thekson se vendi ynë po zbrazet.
“Jemi në mes të një krize shumë planëshe. Ekonomia është dobësuar, shumë biznese janë mbyllur e vende të panumërta pune janë shkatërruar.
Sistemi shëndetësor vuan, ndërsa ai privat është shumë i shtrenjtë, ai arsimor përballet me probleme serioze. Ne vazhdojmë të jemi një vend ku ka pensione 100 euro.
Prej vitesh nuk rriten rrogat, por rriten çmimet, për shkak edhe të pandemisë ekonomia vazhdon të bjerë ndërsa borxhi të rritet.
Pabarazia dhe pasigura janë bërë gati dëshperuese, vendi ynë po zbrazet, po plaket. Sfidat me të cilat po përballemi janë reale.
Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë diku të gjithë do të takohemi me këto sfida.
Le të bëhemi bashkë, të ndalim rënien , t’i japim shpresë vendit, të fillojmë ndryshimin.
Ne nuk duam të jemi spektatorë të një politike cinike, ne bashkë kemi mundësi ta ndyshojmë, bashkë kemi vullnetin, përvojën dhe dijen për ta kthyer atë në politikë dhe në shpresë.
A e dini çfarë bëhet kur nuk mundesh më? Ndryshon! Ne jemi në krizë reale dhe serioze, vendi ka nevojë për ndryshim!”, përfundon Topalli.
Videoja e publikuar nga Topalli në rrjetin social:
https://www.facebook.com/179425715440174/videos/1940436456098489
Diskutime rreth kësaj post