Ashtu si shumë politikanë të tjerë, edhe Jozefina Topalli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta, të ish-Presidentit Bujar Nishani, në moshën 56-vjeçare.
Topalli, ka kujtuar edhe vite më parë e ka takuar Nishanin, në një kohë kur ai do të bënte një ndërhyrje të vështirë.
Topalli shkruante se shpresonte se ish-presidenti, do t’ia dilte edhe këtë herë.
Mesazhi i Topallit:
“Lamtumire President Nishani!
Bujar Nishani ka nje histori te vecante njerezore dhe politike. Pak njerez ne politike kane patur aq poste te rendesishme dhe te kene dalur nga to me respekt e dinjitet. Edhe ne jeten personale ka kaluar sfida jo te vogla duke u perballur me jeten. Kujtoj ,shume vite me pare, kur u takuam para se te bente nje operacion te veshtire. Askush nuk e dinte si do shkonte.
Operacioni ishte teper delikat, por ai edhe ne ate situate fliste me qetesi dhe vetekontroll.
Shpresova se do ia dilte edhe kesaj here. Me pikellim te madh shpreh ngushellimet me te thella per Odeten, femijet e familjen e tij me te gjere,per miqte dhe bashkepunetoret e tij! Bujar Nishani i ka bere nder familjes, vendit dhe Partise Demokratike! Pushofsh ne paqe mik!”, shkruan Topalli.
Diskutime rreth kësaj post