Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli pranon se PD është në një udhëkryq të madh, por si çdo sfidë tjetër edhe kjo sfidë mund të kthehet në një oportunitet të madh për ta kthyer këtë parti në një alternativë të shqiptarëve për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Deklarata e Topallit:
“Nuk kam qenë kurrë jashtë PD edhe kur formalisht mund të dukej. Është një moment i një udhëkryqi të madh të opozitës në tërësi dhe PD në veçanti, një krizë që po kthehet në një sfidë dhe si çdo sfidë ka mundësi të kthehet në një oportunitet të madh për të bërë një kthesë të madhe, së pari për të rikthyer ca vlera dhe parime që përbënin thelbin e PD, kthimin e demokracisë brenda kësaj force demokratike dhe së dyti duke bërë disa zgjidhje të nevojshme për tu kthyer në një alternativë për të larguar nga pushteti Edi Ramën dhe për të filluar një qeverisje të re për të nxjerrë vendin nga kriza, varfëria, borxhet, pasiguria e tj”, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post