Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha ka dështuar në çdo ndërmarrje.
Ajo tha se Basha ka patur një qëllim tek partia, ‘axhendën ekonomike familjare’.
Jozefina Topalli:
“Unë nuk e llogaris më atë që ka mbajtur Edi Ramën në qeveri. Është përgjegjësi kryesor mbas Edi Ramës për situatën që kemi sot. Ai është njeri i provuar dhe ka dështuar në çdo ndërmarrje të tij. Ka pasur një qëllim, axhendën ekonomike familjare, dhe unë e refuzoj këtë. Qytetarit duhet ta vendosësh në qendër për t’i shërbyer, jo për t’i marrë siç po ndodh, me shifra të paimagjinueshme”, deklaroi Topalli gjatë një interviste për FaxNews
Diskutime rreth kësaj post