Jozefina Topalli e Astrit Patozi do të punojnë së bashku për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit, por ndërkaq vetë Topalli ka kontaktuar me forca të reja e parti të krijuara prej vitesh, si dhe bashkëpunëtorë të saj në PD për të krijuar një aleancë në emer të ndryshimit të Shqipërisë.
Topalli sjell në vëmendje, se Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta janë prej dekadash në pushtet e janë përgjëgjës për situatën, ku ndodhet vendi.
“Nuk është thjesht se ekonomia jonë ka shkuar në recesion, këta 3 kryetarë të korruptuar kanë çuar demokracinë në recesion dhe kjo është një tjetër arsye e thellë për të cilën duhet ndryshuar dhe ndryshimi fillon nga largimi i 3 kryetarëve të korruptuar”, tha ajo për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post