Baton Haxhiu thotë se Jozefina Topalli me ridaljen në skenën politike së pari i shërben qëllimit të saj, ndërsa e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste.
“Jozefina është me veten së pari dhe pastaj është kundër përjashtimit dhe kundër PS. Është kundër përjashtimi për arsye se një lidere si Jozefina nuk përjashtohet nga partia, por i gjendet mënyra për ta nderuar. Nuk mund të jetë me Ramën, se po të ishte me Ramën do të ishte në listën e tij. Po të ishte me Ramën do kishte postin e lartë. Ajo i ndihmon më shumë momentit të saj dhe kthimit te hakmarrja për faktin që i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur”, tha Haxhiu.
Haxhiu thotë se Jozefina Topalli nuk ka qëllime pushteti, por thotë se ka dalë në skenë për vetë faktin se shikon se opozita aktuale është e dobët në raport me pushtetin e sotëm.
“Ajo nuk ka qëllim pushteti. Ajo ka dalë për një arsye se e ka parë që opozita është e pafuqishme kundër këtij pushteti që është sot”, tha Haxhiu.
Diskutime rreth kësaj post