Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic, sot foli për Kishën Ortodokse Serbe për të cilën tha se ka kohë që nuk ka të bëjë asgjë me krishterimin apo ortodoksinë. Jovanovic tha se e gjithë ngjarja në Mal të Zi është porosi për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, nëse ky tenton të zgjidhë çështjen e Kosovës.
Jovanovic tha se nuk i pëlqen të luftoj kundër kishës, por shtoi se “atë që bëjnë ata ka kohë që nuk ka të bëjë asgjë me krishterimin dhe ortodoksinë”.
“Mendoj se kisha serbe keqpërdor politikën tonë, ky është problemi. Nuk është se Vucic po manipulon me kishën, Kisha po manipulon me Vucic dhe Djukanovic. Ata donin ta kthenin Vucic në anën e tyre, jo për Malin e Zi”.
Jovanovic vlerëson se prova e shkaktuar për nxitje të ngjarjeve në Mal të Zi është ngritja e temperaturës në Beograd.
“Nëse dikë duan ta rrëzojnë ky është Vucic, e jo Djukanovic. Nuk mund t’i bëjnë Djukanovicit asgjë, e për Vucic kjo është porosi se çfarë do të ndodhë nëse nisë të zgjidhë çështjen e Kosovës” vlerëson Jovanovic.
Ai nuk pati fjalë të rënda vetëm për kishën serbe në përgjithësi, për një klerik tha më shumë. Pikërisht atë prift që e kishte pagëzuar tha se e “ka fshirë nga kujtesa”. Kështu tha Arkipeshkvin e Malit të Zi dhe Bregdetit, Amfilohije.
Amfilohije e udhëheqë këtë rezistencë kundër ligjit të miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi për liritë fetare nën pretekstin se do t’ju vidhen pronat kishës serbe ortodokse.
Jovanovic e tregon incidentin kur e kishte vendosur ta ‘fshinte’ Amfilohijen nga kujtesa. Në varrimin e kryeministrit të vrarë, Zoran Djindjic, ai kishte mbajtur fjalim dhe kishte cituar ungjillin e “kush predikon shpatën nga shpata do të vdesë”.
Ai tha se deri në atë moment, edhe pse ishte mallkuar nga Amfilohije kur e kishin dorëzuar Milosevic në Hagë kishte raporte të mira, por incidenti në varrimin e Djindic e kishte shtyrë ta ‘fshinte’ atë nga kujtesa.
Diskutime rreth kësaj post