Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq tha sot se është e rëndësishme arritja e marrëveshjes për telekomunikacion në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe ka shtuar se Kosova ka tashmë kodin e vet telefonik, njofton Klan Kosova.
“Unë jam i kënaqur që Marko Gjuriq i mbijetoi “golgotës” dhe “ultimatumeve të Bashkimit Evropian të zi” dhe pas një muaj arritëm një marrëveshje që ka qenë gjithmonë në tavolinë dhe të cilën kemi mundur ta pranojmë më herët” i tha Jovanoviq gazetarëve në parlament.
Ai ka theksuar se shumë më herët është dashur të finalizohet marrëveshja e Brukselit përmes zbatimit të saj sepse sot është kërkesa jashtëzakonisht e komplikuar dhe ka më pak hapësirë për të manovruar sesa më parë.
Diskutime rreth kësaj post