Partia Demokratike ka paralajmëruar zhvillime të forta në vijim. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se së shpejti do të publikohen informacioni që nuk janë publikuar më parë në lidhje me 3 çështjet për të cilat janë ngritur edhe komisionet hetimore
“Unë kam hequr dorë së korrigjuari qeverinë por alternativën tonë për qytetarët do ta japim. PD është aset kombëtar dhe këtë e kemi treguar. Parlamenti është një hapësirë për të thënë fjalën tonë dhe për të bërë atë që shumë institucione nuk e kanë bërë. Të tre komisionet hetimore janë për të treguar se përgjegjësit që janë autorët e masakrës elektorale dhe atë në buxhet sot na qeverisin. Besoj që informacioni që ne kemi dhe ai që ka ardhur në PD për të treja çështjet që nuk është bërë publik dhe është fatkeqësi që drejtësia e re nuk ka marrë masa”, tha ajo.
Më tej ajo ka folur edhe për SPAK për të cilin tha se po lëviz ngadalë duke shprehur dëshirën që ta shikonte atë me doje të mëdha.
“Unë kam një pikëpyetje të madhe për arrestimet e SPAK-ut. Sa herë që ia merr një iniciativë personi nuk është më në detyrë, ndodhi me uniformat, ndodhi me RTSH-në. Duket se kushdo që është në qeveri ka informacion për personat e përfshirë. Ndjej keqardhje që kur presidenti pyeti anëtarët e qeverisë nëse është ndonjëri në hetim ndërkohë që të paktën 3 persona që janë ulur në kabinetin e qeveritar duhet të ishin në hetim sipas informacioneve që kemi për aferën e incerneratorëve dhe atë zgjedhore. SPAK po lëviz ngadalë, po lëviz pak dhe duket se po lëviz aty ku nuk prish punë. Doja që ta shihja SPAK me dosje të mëdha, dosjet e zgjedhjeve”, tha Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post