Në një postim në “Facebook”, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, sqaron rritjen e çmimeve dhe argumenton se përse fajtore është qeveria Rama, në mandatin e tretë në pushtet.
Postimi:
“Kriza fatkeqësisht ka hyrë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që shqiptarët janë lënë në harresë. Harrojini përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët.
Thjesht, truke propagande. Harrojini pakot e mëdhaja, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite. Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve.
Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta. Po e ndjejnë dy herë më shumë rritjen e çmimeve. Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur Ndërkohë që ju vuani pasojat e kësaj krize gjithnjë e më shumë në familjet tuaja”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post